EMRI/ Kush është gruaja që i dogjën makinën, pronare e lokalit të basteve. Dyshohet se…

Sep 19, 2018 | 13:52
SHPËRNDAJE

SENAD NIKSHIQI/ Gruaja te ciles i dogjen makinen naten e te martes ne Shkoder eshte pronare e një lokali bastesh në kete qytet.

Untitled-4 Persona ende të paidentifikuar e kanë spërkatur automjetin me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën, duke e dëmtuar pjesërisht. Paraprakisht, Policia ka dyshime se ngjarja mund të ketë motiv konkurrencën, por nuk përjashtohet as pista e një hakmarrjeje të mundshme nga ndonjë person që ka humbur sasi lekësh në pikën e basteve sportive. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, nuk përjashtohet as pista e ndonjë konflikti personal të vetë pronares, ndonëse nuk ka asnjë provë rreth kësaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vojo Kushi” rreth orës 01:30. Policia vendore e Shkodrës ka marrë një telefonatë në sallën operative se një mjet ishte në flakë. Menjëherë në vend mbërritën blutë, por edhe forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Sipas të dhënave të Policisë, mjeti tip “Ford” me targë AA 368 RA, ka qenë i parkuar në anë të rrugës “Qemal Draçini”, kur persona ende të paidentifikuar e kanë spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i kanë vënë flakën me qëllimin për ta djegur.

 

makina

Sipas burimeve, makina në fjalë është në pronësi të shtetases Arjana Lukaj, nga fshati Stajkë i Bashkisë Vau Dejës, por prej disa kohësh ajo jetonte në një pallat në lagjen “Vojo Kushi”, shumë afër vendit ku u dogj makina e saj. Shtetasja Arjana Lukaj është marrë në pyetje nga Policia dhe ajo në deklaratat e para pretendon se ngjarja është e qëllimshme. Sipas saj, persona që ende nuk i di se kush janë i kanë vënë flakën makinës së saj, me qëllimin për t’i dhënë një mesazh kërcënues.

Kjo ngjarje, sipas pronares së makinës mund të ketë lidhje me biznesin ku ajo është e përfshirë, një lokal dhe baste sportive në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër. Për Policinë, pronarja e mjetit ka dhënë disa versione sa u përket arsyeve të djegies së makinës së saj, por pa përmendur emra konkretë personash.

 

makina1

Në këtë mënyrë, Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Pas vënies së flakës me benzinë është njoftuar reparti zjarrfikës dhe Policia e Shkodrës. Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve tek makina e djegur pjesërisht me benzinë.

Policia po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë. Blutë ndërkaq shoqëruan rojën e një objekti aty afër për ta pyetur, por ai tha se nuk ka parë asgjë nga ajo çfarë ka ndodhur.

Untitled-5

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura