EMRI/ Kush është fieraku që kërcënoi rojen e OSHEE, donte të takonte drejtorin, por…

Jul 11, 2018 | 12:44
SHPËRNDAJE

Arrestohet në Fier, personi i cili kanosi punonjesin e OSHEE dje ne kete qytet, e nxori armen duke shkaktuar panik.

Sipas bluve te qytetit rajonal, gjatë kontrollit të banesës policia gjen edhe lëndë narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sokol Gjika, 44 vjeç, banues në Fier.

BC90189E-E369-48F5-BE47-292B26A2D2EF-640x554

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kundërshtuar dhe kanosur gjatë ushtrimit të detyrës shtetasin M.H, 53 vjeç, banues në Roskovec, me detyrë punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike në objektin e zyrave të Drejtorisë Rajonale OSHEE.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Sokol Gjika, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 4.5 gram lëndë narkotike (e ndarë në doza) e dyshuar Cannabis Sativa

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Nenet 84, 235 dhe 283/1 të Kodit Penal.

DEKLARATA E DREJTORIT DJE

Gjate nje lidhje telefonike, drejtori i OSHEE Fier, Armando Zhuka, pohoi se nje person ka ardhur dhe eshte futur ne ambientet e institucionit dhe ka kerkuar takim me drejtorin rajonal. Pasi eshte vene ne dijeni se drejtori nuk ndodhej ate moment ne zyre, personi ne fjale, emri i te cilit nuk dihet ende, i ka kercenuar dhe ka nxjerre pistoleten, raporton Neoalb.

Zhuka ka theksuar se ka edhe pamje filmike te cilat i jane vene ne dispocion policise dhe eshte kryer kallezimi perkates.

Sipas drejtorit te OSHEE, keto kercenime kane ardhur si pasoje e ooeracioneve te kryera ne terren per nderprerjen e lidhje te paligjshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura