EMRI/ Kush është 60-vjeçari që u gjet i djegur nga banesë. Detajet nga policia

Sep 25, 2018 | 12:03
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku një aparatament është përfshirë nga zjarri.

Sipas informacioneve viktima është një 600-vjeçar i identifikaur si Lulëzim Canaj, i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri dhe sipas dëshmitarëve ishte invalid.

Po ashtu mësohet se 60-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe si pasojë e mjekimeve kishte pamundësi të lëvizte.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Informacion paraprak 

Më datë 25.09.2018, rreth orës 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë ka rënë zjarr.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Policia ka bërë evakuimin e menjëherehëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri.

Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura