Emri/ Kush është 55-vjeçari i vrarë me thikë, e qëlluan poshtë zemrës

May 30, 2016 | 12:10
SHPËRNDAJE

Një 55-vjeçar mbeti viktimë e një sherri me thika mëngjesin e sotëm në kryeqytet. “Panorama.al” mëson se ai quhet Luan Koprencka.

sherr-me-thika1

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20, në rrugën “Llambi Bonata”, ku viktima mësohet se është përleshur me disa të rinj.

Autorët kanë qenë me thika, ndërsa 55-vjeçari në përleshje ka pasur një tullë në dorë, raporton “TvKlan”. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive banale.

Viktima është me origjinë nga Skrapari dhe jetonte prej disa vitesh në Kombinat. 55-vjeçari është goditur me thikë poshtë zemrës, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital, shkruan “Tv Klan”.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura