EMRI/ Kishte mashtruar disa persona se do i ndihmonte në gjyq, arrestohet juristi i Hipotekës

Sep 7, 2018 | 11:56
SHPËRNDAJE

Policia e Korçës ka arrestuar sot juristin e Hipotekës, pasi dyshohet se ka mashtruar disa persona nga Librazhdi.

Sipas informacioneve bëhet me dije se Elvis Gjatës u kishte marrë shumë parash dhe u kishte premtuar se do ndërhynte që çështjen e tyre gjyqësore.

Policia-korce-640x340

Pas disa rasteve ka ardhur dhe denoncimi për mashtrim ndaj tij dhe më pas është arrestuar.

Vendimi u ekzekutua nga policia e Korçës, teksa priten të tjera detaje nga organet policore.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit:

Elvis Gjata, 31 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal dhe u bë shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura