EMRI/ Kërcënon me armë shokun e tij, arrestohen nga policia

Nov 21, 2017 | 23:23
SHPËRNDAJE

Arrestohet një shtetas në Durrës, R. Peroj 27 vjeç, pasi dyshohet se ka kërcënuar me armë një shtetas tjetër. Sipas Policisë Roland Peroj ka kërcënuar me armë zjarri shtetasin R.B. 22 vjeç. Ai ka qëlluar me armë në ajër duke kërcënuar 22-vjeçarin.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin: Roland Peroj 27 vjeç, banues në Durrës.

Policia-e-Durresit

Ky shtetas, rreth orës 19: 20, në lagjen Nr. 16 Durrës dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me R.B. 22 vjeç, banues po në qytetin bregdetar, e ka kërcënuar këtë të fundit duke qëlluar në ajër me armë zjarri. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.

Grupi hetimor vijon në dokumentimin e plotë të ngjarjes,  pyetjen e autorit të dyshuar dhe të dëshmitarëve okularë, për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit që përfundoi me të shtëna.

Materialet lidhur me rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,” Kanosja” dhe” Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” parashikuar në nenet 278, 84 dhe 274 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura