Emri/ Kapet i ‘forti’ në Durrës, do ekstradohet drejt Italisë

Oct 11, 2017 | 21:46
SHPËRNDAJE

Një person ka rënë në pranga të policisë së Durrësit. Ai është Durim Keçi i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

pranga-irainain

Ky shtetas është kapur nga Drejtoria e Krimit të Organizuar. Ndërsa emri i tij nuk është i njohur për policinë sepse ai rezulton të jetë i dënuar me 9 vite burg në Itali. Arrestimi i tij është bërë me qëllimin ekstradimin drejt vendit fqinj. Në shtetin Italian mbi të rëndojnë akuzat e trafukut të drogës dhe shkatërrimit të pronës.

Njoftimi i policise

Durrës.

Policia e Durrësit vijon punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Krimet e Rënda dhe Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës arrestojnë shtetasin Durim Keçi, I dënuar me 9 vjet e 7 muaj burg.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:

• Durim Keçi 42 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në Durrës.

Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale” Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, ” Shkatërrim prone me pasoja të rënda”,
“Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura