EMRI/ Kapet kopshtari shqiptar në Britani, ajo çfarë bënte në shtëpi ‘tronditi’ policinë (foto)

Sep 5, 2017 | 9:27
SHPËRNDAJE

Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë Britanike, pasi u përpoq që të ngrite një ‘fabrikë’, kanabisi, dhe të ardhurat që do të fitonte do t’ua dërgonte familjareve të tij në Shqipëri.

MH20170831Lima-10217

Ai është Alban Balla dhe trupi gjykues i Gjykatës së Stokut dëgjoi se si 28-vjeçari u arrestuar nga policia, pasi u kap më shumë se 200 bimë kanabisi që po rriteshin në një shtëpi në Rrugën e Shën Gjonit, në Biddulph.

Zyrtarët gjetën 48 bimë në një dhomë gjumi, 40 në një tjetër dhe 118 në një të tretën, së bashku me 330 fidanë.

Bimët kishin një vlerë me nese shiteshin me shumicë prej  43,000 euro. Balla i tha policisë aty e kishin lënë disa shqiptarë, të cilët i premtuan se do t’i paguajnë atij 4.000 euro kur bimët të ishin rritur. Ai kishte qenë atje për tre ditë. Por tani ai është dënuar me burg nga një gjyqtar. Prokurori Peter McCartney tha se policia bastisi shtëpinë më 12 qershor pas marrjes së një paralajmërimi.

Policia i tha gjykatës: “Kutia e energjisë elektrike ishte në një lidhje të jashtëligjshme. Të tre dhoma gjumi në katin e parë kishin perde të lidhura për murin dhe fletët reflektuese të dritës.  Një dhomë gjumi kishte 48 bimë që rriteshin, e dyta kishte 40 dhe 118 e treta me 330 fidane që rriteshin në tabaka.Të tre dhomat kishin sisteme ndriçimi me fuqi të lartë.” Në intervistën për policinë, Balla tha se po jetonte në Londër, kur disa shqiptarë ‘e angazhuan’ që të kujdesen për bimët. Ai tha se kishte qene ne shtëpi për tre dite dhe do te paguhej 4,000 sterlina gjate rritjes se bimëve.

Avokati i tij tha David Farley,  tha se i pandehuri ishte vetëm tri ditë dhe nuk e kishte ngritur operacionin.

Ai shtoi: “Ai do të kishte bërë rreth 4,000 paund prej saj. Ai e dinte se ishte e paligjshme. Ai e bëri atë për të dërguar paratë për familjen e tij në Shqipëri. Ai ishte thjesht kopshtar. Ai u përfshi në një skenar të rrezikshëm”.

Regjistruesi Andrew Easteal e dënoi Balla me 20 muaj burgim, dhe u  pezullua për dy vjet, për të mos hyrë në Angli, shkruan stokesentinel.co.uk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura