EMRI/ Kapet 19-vjeçari me kokainë, dozat gati për shitje

May 23, 2018 | 8:52
SHPËRNDAJE

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogërave të forta dhe arrestohet ne flagrance nje 19-vjecar ne Lezhe.

droga

Njoftimi i plote 

Sekuestrohen 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë si dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Më datë 22.05.2018, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, nga forcat policore të Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë i mundur kapja në flagrancë e shtetasit :

– Kristian Ndoci, 19 vjeç, banues në Kurbin.

Në Kurbin, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale 4 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, të cilat i mbante për ti shitur.

Vepra penale në ngarkim të tij ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura