EMRI/ Jepte fajde dhe zhvaste prona, kush është menaxheri shqiptar i hoteleve që bënte namin në Itali

Mar 15, 2018 | 17:39
SHPËRNDAJE

Gjykata e Kolegjiumit të Imperisë ka dënuar sot, me dy vite e katër muaj burgim dhe një gjobë prej gjashtë mijë eurosh Dritan Idrizaj, i akuzuar për mashtrim dhe zhvatje në Giuseppe Garibaldi.

Idrizaj

Shqiptari i njohur si menaxher hotelesh u arrestua në vitin 2011 nga ku kreu vetëm një vit burg dhe më pas u la në arrest shtëpiak për mungesë provash, nga ku më pas u lirua nga akuza për grabitje kundër Carmela Marrella. Gjatë padisë, prokurorët Stefania Brusa dhe Lorenzo Fornace kishin kërkuar 3 vjet burgim. Idrizaj u mbrojt nga avokatët Csarlo Biondi dhe Marco Iovino, të cilët kërkuan lirimin.

w_c5a7ca7005

Meiat vendase bëjnë me dije se Idrizaj së bashku me të tjerë kishin krijuar një organizatë mes Imperias dhe Albengas dhe jepnin para me fajde për sipërmarrësit lokalë.

Idrizaj, sipas rindërtimit të skemës nga hetuesit, ishte përgjegjës për tërheqjen e personave të cilët ishin mashtruar përmes metodave të “mira dhe miqësore”, për të marrë hua nga grupi.

 

Nëse nuk mund të paguanin borxhet, sipërmarrësit kërcënoheshin nga banda, duke u detyruar të paguanin interesa shumë herë më të larta sesa huaja fillestare e marrë. Dhe nëse s’kishin para cash, banda i detyronte tu jepnin prona.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura