EMRI/ Ishte pjesë e grupit “Bajri”, ekstradohet nga Hollanda 21-vjeçari

Nov 20, 2018 | 14:08
SHPËRNDAJE

Policia ka ekstraduar sot një pjesëtar të grupit Bajri. Sipas një njoftimi nga uniformat blu mësohet se 21-vjeçari Samet Halluni, është ekstraduar nga Holanda pasi aty u arrestua në muajin shtator.

“Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal” parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal”. thuhet në njoftimin e Policisë.

Banda-Bajr-arrestimi-Panorama (3)

NJOFTIMI I PLOTË

Ekstradohet nga Hollanda drejt Shqipërisë 21-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar (anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri”).

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë ekstradoi nga Amsterdami drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– Samet Halluni, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal” parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.

ÇFARË SHKRUANIN MEDIAT PËR KËTË ARRESTIM

Për arrestimet e anëtarëve të grupit “Bajri” kanë shkruar edhe mediat holandeze. “De Telegraaf” pasqyron lajmin duke u referuar njoftimit zyrtar të autoriteteve ligjzbatuese.

 

Behar Brajoviq (Bajri) dhe Samet Halluni 34 vjeç, janë pjesëtaret e grupit “Bajri” të arrestuar në Roterdam të Holandës.

 

de telegraf

“Arrestimet në Roterdam tregojnë edhe një herë se kriminelët nga vendi ballkanik ndihen si në shtëpinë e tyre në Holandë. Vitin e kaluar, policia ngriti alarmin për ndikimin zgjerimin e shpjet të ndikimit të shqiptarëve në Amsterdam dhe Roterdam në veçanti”, shkruan holandezja “Der Telegraaf”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura