Emri/ Ishte në listën e zezë të Ramës për korrupsion, ja ku emërohet ish-drejtoresha

Oct 24, 2017 | 19:53
SHPËRNDAJE

Ish-drejtoresha e Spitalit të Vlorës Bruna Mersini, pjesë e listës së zezë të kryeministrit Edi Rama me 100 zyrtarët ‘negativë’ të administratës të denoncuar për korrupsion, emërohet në një tjetër detyrë shtetërore.

Rama 640

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se së fundi, Mersini, është emëruar nënkryetare e Bashkisë së Vlorës për infrastruktrën.

Lista e zezë e Ramës, shkaktoi shumë zemërim pas publikimit, madje edhe reagime publike nga ata që ishin shigjetuar dhe denoncuar si pjesë e administratës jo korrekte, apo të korruptuar. Vetëm në shëndetësi pati së paku 78 denoncime.

Pas reagimeve, Rama sqaroi se ajo nuk ishte listë e tij, por e qytetarëve që bënë vetë denoncimet për pakënaqësitë që kishin në shërbimin që u ofrohej në sektorë të ndryshëm.

foto11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura