EMRI/ I vuri eksploziv shtyllës eklektike në Kalimash, arrestohet 20-vjeçari

Sep 24, 2018 | 17:18
SHPËRNDAJE

Policia Vendore e Kukësit dokumenton, identifikon dhe arreston në kohë rekord autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit në një shtyllë elektrike

Policia njofton se për zbardhjen e ngjarjes u angazhua një grup i posaçëm i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Komisariatit të Policisë Kukës, ku pas hetimeve intensive të pandërprera, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Feim Lugja, 20 vjeç, banues në fshatin Kalimash.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 23.09.2018, në fshatin Kalimash, ka vendosur një sasi lënde plasëse në një shtyllë tensioni që furnizonte me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit, ku për pasojë është dëmtuar shtylla.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet 32 m fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 m fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura