Emri i ri i Maqedonisë, qeveria miraton marrëveshjen me Greqinë

Jun 15, 2018 | 10:04
SHPËRNDAJE

Qeveria miratoi marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë në seancën e sotme qeveritare dhe i dha dritë jeshile publikimit të saj zyrtar në ueb faqen zyrtare të qeverisë.

zedhenesi i qeverise maqedonase

“Qeveria sot njëzëri, shqyrtoi dhe miratoi raportin rreth marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit rreh emrit dhe për partneritet strategjik. Qeveria solli vendim që të deklasifikojë Marrëveshjen  e cila tashmë gjendet në ueb faqen zyrtare të Qeverisë dhe është e hapur për shqyrtim nga opinion publik. Marrëveshja është titulluar: Marrëveshje finale për zgjidhjen e ndryshimeve të përshkruara në rezolutat 817 dhe 845 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe pushimin e vlefshmërisë së marrëveshjes së përkohshme të 1995 si dhe vendosjen e partneritetit strategjik mes palëve.

Me seancën e sotme qeveritare drejtoi kryeministri Zoran zaev, ndërsa ministri i jashtëm Dimitrov, informoi anëtarët e qeverisë për rrjedhën e Marrëveshjes dhe gjithashtu edhe për hapat e radhës. Kryeministri potencoi se ai beson fuqishëm në këtë marrëveshje sepse e njëjta ka identitet të qartë e të njohur për veçantinë e popullit maqedonas e më në fund përmbyll këtë çështje duke hapur rrugë për ardhmërinë e vendit dhe se kjo qeveri, është krenare për këtë marrëveshje të cilën e cilëson si një vendim historik”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Boshnjakovski. Vendi dhe data e nënshkrimit të marrëveshjes, do të bëhen të ditura nesër.

Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura