EMRI/ I njohur për Policinë, thirrej ndryshe “korçari”, kush është personi që i shpëtoi atentatit në Elbasan

Nov 25, 2020 | 13:04
SHPËRNDAJE

Ervis Çausholli mësohet se ka qenë objektivi i atentatit të dështuar që ndodhi mesditën e sotme në Elbasan.

Mësohet se Çausholli u plagos në dorë, dhe fill pas ngjarjes u largua nga vendi ku ndodhi atentati.

Ervis Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari”, rezulton një emër i njohur për Policinë e Elbasanit, pasi ka qenë protagonist në disa ngjarje të ndodhura në qytet.

Ai nuk ka qenë kurrë i dënuar por është shoqëruar disa herë në Komisariatin e Elbasanit. Çausholli u padit në shkurt të këtij viti nga një qytetar i cili pretendoi se Ervisi e kishte nxjerrë me dhunë nga makina dhe e kishte goditur me grusht.

Pas denoncimit, qytetari u shpreh për mediat se ishte kërcënuar nga një tjetër person, i afërt i Çaushollit për ta tërhequr atë çfarë kishte thënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Ndërkaq, lidhur me ngjarjen e sotme “blutë” kanë shoqëruar dhjetë dëshmitarë okularë të atentatit të dështuar në zonën e stadiumit në Elbasan. Ata ndodheshin në skenën e ngjarjes kur ndodhën të shtënat me breshëri në drejtim të makinës tip “Mazda”.

Ervis Çausholli atentat elbasan
Ervis Çausholli

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori që ka qëlluar me armë zjarri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura