Emri i Maqedonisë/ Protestuesit nuk arrijnë ta pengojnë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes

Jun 17, 2018 | 21:32
SHPËRNDAJE

Siç edhe ishte paralajmëruar, dhjetëra protestues grek gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, tentuan ta thyenin kordonin policor dhe të hyjnë në perimetrin e sigurisë së lartë ku nuk lejohej të qarkullojë askush që nuk është i akredituar.

Siç duket në videot e siguruara nga mediat greke, protestuesit i afrohen policisë dhe fillojnë të shtyhen me ta, në tentativë për të hyrë në vendin ku po nënshkruhej marrëveshja. Por policia nuk qëndroi duarkryq. E zmbrapsi turmën dhe më pas u lëshoi një sasi të madhe të gazit lotsjellës./INA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura