Emri i eurodeputetit në përgjimet e antimafias italiane/ Balla: Është mik i Lulzim Bashës, shkoni dhe pyeteni. Për të tjerat, duroni e dëgjoni

Jan 25, 2021 | 10:40
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi sot përgjimet e antimafias italiane, në të cilat përmendet me emër edhe eurodeputeti Lorenzo Cesa, si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave, koncecioneve dhe lejeve të ndërtimit.

Balla tha gjatë një prononcimi për mediat se eurodeputeti Cesa është mik i kryetarit të opozitës Lulzim Basha, ndaj për këtë çështje ai ka theksuar se duhet të pyetet lideri i PD-së.

“Shkoni pyeteni Lulzimin, e ka pasur në zyrë, e ka takuar dhe në Bruksel e Romë. Mund t’jua sqarojë”, u shpreh Balla, i cili tha se reagimi i SPAK është një shenjë e mirë dhe kërkoi që çështja të hetohet deri në fund.
balla

 

Intervista

Pyetje: Keni diskutuar përgjigmet e antimafias italiane sa i përket kërkesës së disa perfaqesuesve te mafias per t’u perfshire ne ndertimet ne Tirane? A është e shqetësuar mazhoranca se paratë e Ndragheta mund të kenë depërtuar në Shqipëri?

Balla: Siç e dini, unë jam kryetari i delegacionit shqiptar në Parlamentin Evropian dhe mund t’ju them me bindje të plotë që eurodeputeti që përmendet, është një mik i vjetër i Lulzim Bashës. Shkoni pyeteni Lulzimin, e ka pasur në zyrë, e ka takuar dhe në Bruksel e Romë. Mund t’jua sqarojë

Pyetje: Po për 20% që përmendet sa i takon Bashkisë?

Balla: Edhe për këtë mund ta pyesni Lulzimi e njeh shumë mirë konceptin.

Pyetje: Kreu i SPAK kan deklaruar se do kontaktoje me autoritetet italiane per te pare nese do nisin hetimet ne Shqiperi.

Balla: Është gjë shumë e mirë, të bëhen hetime të thella e të plota. Ajo që po ju them meqë bëhet fjalë për një eurodeputet me emër, ju them pyeteni se e kanë pasur dhe në zyrë/

Pyetje: Ju njihni ndonjë biznesmen me emrin Nik që fiton tendera ne Shqiperi?

Une besoj se isha i qarte. Si politikan meqë është përmendur një politikan italian, nëse hyni në këto historira, ata që janë përmendur realisht me emër i keni në Presidencë.

Pyetje: Po se permendet bashkeshorti i nje drejtoreshe ne Qeveri.

Balla: Te lutem, i keni dhe miqtë e kryetarit të opozitës.

Pyetje: Edhe dhendrin e partise?

Balla: Për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që unë përshëndes është fakti që prokuroria speciale anti korrupsion do bëjë verifikimet e duhet t’i shkojë padyshim deri në fund kësaj cështje, por është cështje që po hetohet nga organet e drejtësisë së vendit fqinj e unë s’dua të hyj.

LEXO EDHE

“Nëse hyn ministri, ai i yni, do na e firmosë kontratën menjëherë”/ Zbardhen përgjimet e antimafias, 20 për qind rryshfet për të fituar tender dhe PPP në Shqipëri

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura