EMRI/ I dënuari kryente veprime të turpshme në publik, policia shkon për ta arrestuar, por…

Jun 19, 2018 | 9:54
SHPËRNDAJE

Kryen veprime të turpshme në publik, si dhe kundërshton me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat, arrestohet nga Policia e Bulqizës. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi Haqif Dishmuça, 53 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik)

policia

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Bulqizës, kryente veprime të turpshme në publik, si dhe gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”  “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj  urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, si dhe “Vepra të turpshme”  parashikuar nga nenet 236/1, 237, 242, 274, 108 të Kodit Penal .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura