EMRI/ Humb jetën i burgosuri në Tiranë, policia jep detaje: Ja çfarë ndodhi

Jun 22, 2018 | 15:26
SHPËRNDAJE

Një i dënuar ka humbur jetën një ditë më parë në kryeqytet. Viktima është Gëzim Allushi, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt.

“53-vjeçari ka vdekur në spitalin e burgut”, njoftoi zyrtarisht Policia e Tiranës.

burg

“Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale”, shtuan të njëjtat burime.

Allushi u arrestua më shkurt 2015, pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti  në brez. Ai u dënua me burg dhe vuante dënimin në burgun e Elbasanit. Për shkak të gjendjes shëndetësore, Allushi u dërgua në spital në Tiranë, ku pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi të mbijetojë.

“Kapja e tij u bë pas marrjes në kohë të një informacioni të strukturave të policisë mbi vendodhjen e tij dhe posedimit të lëndëve plasëse. Pas kontrollit të imtësisëm të ushtruar në ambientet e një lokali ku po qëndronte  shtetasi i lartë përmendur, iu gjetën të fshehura në trup disa kallëpe lëndë plasëse (dinamit)”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë asokohe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura