EMRI/ Gruaja që i dogji shtëpinë fierakut dje tentoi të mbyste edhe dy vajzat e saj të mitura. Detajet e tmerrshme

Aug 14, 2018 | 9:33
SHPËRNDAJE

Nje dite me pare, nje familje ne Fier mbeti ne qiell te hapur. Burri akuzoi gruan se i kishte vene flaken shtepise pas sherrit me te e vjehrrin, nje dite pasi e kishte marre nga prinderit, per te bashkejetuar ne Fier. Per mediat burri u shpreh se ajo kishte tentuar ta digjte shtepine edhe nje here tjeter.

Por sot policia e ka vene ne pranga gruan dhe zbulon edhe detaje te tmerrshme rreth saj. Ajo mesohet se ka tentuar te mbyse ne lume dy vajzat e saj te mitura.

NJOFTIMI

Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura