EMRI/ Grabitja e dyqanit të 19-vjeçares, autorin e tradhton ‘thesari’ në banesë. Ja çfarë i gjendet

Jan 16, 2018 | 11:53
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar autorin e grabitjes me dhune te nje dyqani ne rrugën e Durrësit. Ngjarja ndodhi më 09.01.2018 dhe sipas policise ne pranga perfundoi shtetasi Ardian Voca, 23 vjeç, banues në Kasalle Kamëz – Tiranë.

varese byzylyke

 

NJOFTIMI I PLOTE 

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 3, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentin e vjedhjes me dhunë të ndodhur më datë 09.01.2018, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura.

Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

• Ardian Voca, 23 vjeç, banues në Kasalle Kamëz – Tiranë.

Me datë 09.01.2018, dyshohet se ka vjedhur me dhunë dyqanin në rrugën e “Durrësit“ nën administrim të shtetases K. B., 19 vjeçe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën një katëshe e ndodhur në fshatin Kasalle, nën administrim të shtetasit të lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe konkretisht:

• 20 unaza, 15 varëse , 11 byzylykë, 4 ora dore, 3 mbajtëse unazazh, 7 mbajtëse orash si dhe një aparat celular.

Materialet iu referuan Prokruorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale “ Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga neni 139, i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura