Emri/ Grabitet banesa e tregtarit në Kavajë, autorët dhunojnë pronarin dhe…

Sep 14, 2017 | 9:23
SHPËRNDAJE

Në qytetin e Kavajës, mbrëmjen e kaluar një banesë është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

maska-vjedhje-pistolete-1-copy

Thuhet se banesa ishte në pronësi të tregtarit Adem Kola, dhe se grabitësit  kanë marrë një shumë të madhe eurosh.

Kola, merret me tregtimin e peshkut, një aktivitet që i sillte dhe të ardhurat.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policise 

Kavajë. Informacion paraprak. Më datë 14.09.2017, rreth orës 04:20, në lagjen Nr.1, Kavajë, në banesën e shtetasit A. K., kanë hyrë 3 persona (të paidentifikuar) të cilët kanë vjedhur një shumë parash, ku në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura