EMRI/ Grabitës i makinave “Audi gri”, arrestohet krimineli i rrezikshëm shqiptar. Ja si arriti ti shpëtonte policisë dy vite më parë

Feb 19, 2020 | 16:53
SHPËRNDAJE

Policia e Maqedonisë së Veriut ka vënë në pranga një kriminel të rrezikshëm shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

policia

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari Fatmir Vezi u gjet nën disponimin e dokumenteve të një tjetër shtetasi Jetmir Korra.

Jetmir Vezi është transferuar në burg, ku pritet të ekstradohet në Itali.

I arrestuari emër i njohur për policinë

Jetmir Vezi ishte anëtar i bandës së grabitjes së makinave “Audi gri”, që përbëhej edhe nga tre anëtarë të tjerë, mes tyre edhe vëllai i Jetmirit, Eduard Vezi, Roland Cami, dhe Qerim Cami, që operonin në Itali.

Operacioni i policisë ku u arrestuan të tre anëtarë e bandës dhe ku Jetmiri mundi të shpëtonte, ndodhi 21 Mars 2018, të cilët u kapën duke udhëtuar me një Audi A8.

Zhvillimi i këtyre informacioneve i kishte çuar hetuesit në hipotezat se kriminelt korrespondojnë me atë që quhej banda “Audi gri”. Kjo bandë po terrorizonte shumë qytete në gjysmën e Italisë.

Një ditë policia vuri re se makina u pa duke lëvizur me katër persona në bord. Më pas policia neutralizoi makinën, kriminelët më pas dolën nga makina, por tentuan të rezistonin.

Policia mundi t’i arrestonte tre prej tyre në aksionin e 2018, ndërsa i katërti, Jetmir Vezi është arrestuar më 17 shkurt 2020.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura