EMRI/ Gjendet i vdekur në qeli 38-vjeçari shqiptar, policia franceze zbardh detajet: Ai kishte lidhje me…

Jun 12, 2018 | 18:07
SHPËRNDAJE

Një 38-vjeçar nga Shqipëria i ka dhënë fund jetës në burgun e Fleury-Mérogis në Francë, duke u vetëvarur.

Mësohet se viktima është Aleksandër Hasalla, i cili vuante dënimin në Francë pasi në vitin 2016 u arrestuar nën akuzën se kishte furnizuar me armë terrosritin Mohamed Bouhlel, gjatë sulmit të Nicë-s.

7767459_9612e75c-6e1f-11e8-88d2-362f41259533-1_1000x625

Mediat franceze shkruajnë se Hasalla kishte pasur rol periferik gjatë sulmit terrorist në Nicë më 14 Korrik 2016, ku u vranë 86 persona dhe mbetën të plagosur 450 të tjerë. Hasalla ishte akuzuar se i kishte siguruar terroristit një kallashnikov dhe një pistoletë automatike.

Ai ishte një emër i njohur për autoritet franceze, pasi në të shkruarën ishte arrestuar edhe për vjedhje. Ky është i burgosuri i dytë në Francë për aktet e terrorizmit i cili kryen vetëvrasje në paraburgim.

Në Fleury-Mérogis, burgu më i madh në Evropë, që nga fillimi i vitit, “ka të paktën tetë vetëvrasje”, thotë një burim burgu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura