EMRI-FOTO/ U kap me rreth 3 mln kokainë, kush është muratori shqiptar i dënuar në Itali

Oct 18, 2019 | 20:48
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar me profesion murator, por i arrestuar për 27 kg kokainë, u dënua me 5 vite burg nga drejtësia italiane. 

25 chili cocaina latina-roma-2

Qemal Shaskaj u arrestua dhjetorin e kaluar me një vilë të vogël në Giulianello (një fshat në Cori).

Gjatë procesit gjyqësor, ai u lirua nga akuzat për posedim të armëve të zjarrit dhe marrjen e sendeve të vjedhura. Dënimi u dha nga gjyqtari i Gjykatës së Latinës, Mario La Rosa, ndërsa prokurori kërkoi një dënim prej 9 vitesh.

Vitin e kaluar, pas hetimeve të kryera nga oficerët e policisë në komisariat për të identifikuar origjinën e drogave të shitura në sheshin e qytetit të Kështjellave Romake, hetuesit pikasin të riun me origjinë shqiptare, si i dyshuar për posedim të lëndëve narkotike.

Qemal-Shaskaj

Më 13 dhjetor, në apartamentin e shqiptarit, policia gjeti dy çanta, brenda të cilave përmbanin 25 pako me një peshë 1 kg08 gram secila, për një total prej 27 kg kokainë të pastër. Pasi të “pritej”, substanca do të ndahej në rreth 50 mijë doza, duke i dhënë më shumë se 3 milion euro fitime. Për më tepër, të fshehura në disa tunele, u zbuluan dy armë (kalibri 9 dhe 7.65), një armë gjahu dhe një municion i madh.

Dyshimet e hetuesve në atë kohë, ishte se muratori shqiptar në të vërtetë ishte pjesë e organizate të strukturuar kriminale me origjinë shqiptare që merrej me furnizimin e tregjeve në pjesën më të madhe të Italisë qendrore.

/S.Ll/Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura