Emri-Foto/ U ekzekutua në prag të shtëpisë, kush është shqiptari i vrarë në Islandë. Detaje të tjera për ngjarjen. Krimi dyshohet për…

Feb 16, 2021 | 23:27
SHPËRNDAJE

Ky është 40 vjeçari me origjinë shqiptare që mbeti i vrarë natën e së shtunës së shkuar në Rauðagerði të Islandës.

Mordid1

Mediat vendase bëjnë me dije se ai është Armando Beqiri me origjinë nga Shqipëria. I ndjeri shkoi në Islandë në dhjetor të vitit 2014 dhe pasi mësoi gjuhën, u njohu me një femër dhe u martua, me të cilën pati një fëmijë dhe priste një të dytë.

Ai kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes atje. Armando ishte gjithashtu një mbështetës i fortë i ekipit kombëtar islandez.

Untitled-4

Vrasja e Rauðagerði

Pak para mesnatës, Armando parkoi makinën e tij në garazh, dhe në të njëjtën kohë kur po ecte për tek dera e përparme, besohet se nga një makinë që i ishte afruar shtëpisë së tij, u qëllua me disa plumba duke i shkaktuar vdekjen.

AAEDFCF79600A38319BEB5D54392B1680B73159ED1138E6D2ECBC7BE6D0290ED_713x0

Plumbat e goditën 40 vjeçarin në shpinë, qafë dhe kokë. Në vendin e ngjarjes, Armando u gjet i shtrirë në gjak dhe u dërgua në spital ku u shpall i vdekur në Landspítali menjëherë pasi mbërriti atje.

Një lituanez rreth të 40-t është paraburgim dhe besohet të jetë autori i krimit të rëndë.

411152.2e16d0ba.fill-988x570-c100
Autori i dyshuar

Natën e kaluar tre persona u arrestuan në një shtëpi verore dhe u zhvendosën në Reykjavík. Nuk thuhet nëse ata janë dëshmitarë të çështjes apo dyshohen për pjesëmarrje në vrasje.

Armando-2

Mediat vendase shkruajnë se krimi dyshohet të ketë ndodhur për larjes hesapesh.

/S.Ll/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura