EMRI-FOTO/ Shqiptari arrestohet sapo del nga shtëpia, po e prisnin agjentët e policisë. Kokainën e kishte fshehur brenda një…

Feb 26, 2020 | 19:02
SHPËRNDAJE

Në vend të gazit, ata mbanin në çakmak doza kokaine. Një shqiptar dhe një italian u arrestuan nga karabinierët në Reggio Emilia.

cocaina-20519.660x368

Në pranga përfundoi 33 vjeçari shqiptar, Erald Zefi dhe një 43-vjeçar nga Caserta, të dy të papunë. Gjatë arrestimeve, policia sekuestroi edhe disa doza kokainë, një peshore elektronike dhe “portofolin e klientëve”.

Pasditen e djeshme, gjatë një shërbimi të kontrollit të territorit, karabinierët vunë dyshen në bordin e një Bmw 530. Të dyshimtë, agjentët vendosën t’i vëzhgonin derisa hynë në një shtëpi në Via Goya. Ata vendosën t’i prisnin dhe pas një ore i arrestuan. Përveç dozave të kokainës, shqiptarit iu kapën edhe 50 euro dhe një smartphone.

Pas kontrollit në shtëpi, rezultoi se ajo përdorej nga 33 vjeçari. Atje u gjet edhe sodë buke, e cila përdoret si “substancë prerëse” për dozat e “kokainës”, si dhe një fletore me emrat e klientëve. Të dy u arrestuan për ndalim për trafik droge.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura