EMRI-FOTO/ Makina përplaset dhunshëm me kamionin, 25 vjeçari shqiptar humb jetën në vend. Lë pas dy fëmijë jetimë

Feb 13, 2020 | 19:48
SHPËRNDAJE

Një aksident mëngjesin e sotëm ishte fatal për një të ri shqiptar.

5048848_1339_incidente_belluno_alemagna_endri_zaimi_morto

Viktima është 25 vjeçari Endri Zaimi, banues me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël në Alpago dhe punëtor të Luxottica.

Aksidenti ndodhi kur mjeti me të cilën udhëtonte i riu u përplas dhunshëm me një kamion i mbushur me materiale ndërtimi. Drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë nuk pati lëndime.

Aksidenti ndodhi menjëherë pas orës 7 të mëngjesit, ku shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme. Viktima drejtonte një Volvo V50. Zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes, duke nxjerrë trupin e ndjerë dhe më pas largimin e mjetit të shkatërruar nga rruga.

5048852_Endri-Zaimi-2 5048852_incidente 5048852_incidente-ponte-nelle-alpi 5048852_incidente-ponte-nelle-alpi-3 5048852_incidente-ponte-nelle-alpi-2 5048852_incidente-ponte-nelle-alpi-1 Endri-Zaimi_13123215.jpg.pagespeed.ce.kxSnZc3spB

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura