EMRI-FOTO/ Humb jetën në aksidentin tragjik 24-vjeçari shqiptar, udhëtonte me të dashurën kur motori u përplas me kamionin

Oct 14, 2021 | 14:46
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një djali të ri 24-vjeçar me origjinë shqiptare në Terni të Italisë.

rikardo shqiptar

Sipas mediave italiane, që kanë publikuar edhe foto të viktimës, shqiptari që humbi jetën është Rikardo Kahuqi.

“24-vjeçari me origjinë shqiptare që jetonte në San Gemini, po udhëtonte me motorin e tij Kawasaki drejt Ternit, së bashku me të dashurën e tij, një vajzë 22-vjeçare që banonte në Terni (me inicialet L.A)”, shkruajnë mediat italiane.

Mësohet se i riu që ngiste motorin u përplas me një kamion dhe humbi jetën në vend për shkak të përplasjes së fortë.

Ndërsa e dashura e tij ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia italiane.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura