EMRI/ Emërohet prokurorja e përkohshme në Apelin e Korçës

Jan 14, 2022 | 19:23
SHPËRNDAJE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi Irena Çunotin si prokurore e përkohshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit në Korçë.

prokuroriakorce

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së KLP-së ditën e sotme. Çunoti do të qëndrojë në këtë Prokurori nga 20 janari 2022 deri më 19 prill.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 14.01.2022, mbledhjen plenare të radhës në praninë e të gjithë anëtarëve. Me votë unanime, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të znj. Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, për periudhën nga 20.01.2022 – 19.04.2022.

Këshilli vijoi me vendimin për miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit, znj. Vitjuna Mata, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila aktualisht është e komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Një kopje e këtij Raporti i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura