EMRI/ Emërohet prefekti i ri i Qarkut Dibër

May 25, 2016 | 19:27
SHPËRNDAJE

Qeveria ka emëruar në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, prefektin e ri të Dibrës.

Halit Palamani emërohet prefekt i ri i Qarkut.

Lëvizja vjen pak javë pasi u bë publik videoskandali i kryetarit të Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili, i cili i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të vendit të punës.

Emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Dibrës

Peshkopia

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të   ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Halit Palamani emërohet prefekt i Qarkut të Dibrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura