EMRI/ E qëlluan në shtëpinë e tezes, niset drejt Tiranës 50 vjeçari. Ku po heton policia

Aug 1, 2020 | 11:29
SHPËRNDAJE

Niset me urgjence drejt Tiranes vlonjati 50 vjecar qe u qellua me arme zjarri, teksa ishte ne shtepine e tezes, ne Fier.ambulance

“Panorama” mesohen se ai quhet Nihat Xhaferraj dhe nderkohe qe eshte marre ne pyetje nga oficeret e policise, nuk ka dhene detaje lidhur me atentatin qe iu be.

Ne kushtet qe ai nuk ka folur, policia po vijon hetimet, perqendruar ne nje hasmeri te mundshme.

Kujtojme se pas ngjarjes, autoret u larguan me nje automjet tip “Benz”, i cili me pas u gjet i djegur ne rrethrrotullimin e Levanit.

Informacion paraprak

Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura