EMRI/ E përplasi për vdekje makina, identifikohet shqiptari. Çfarë tha shoferi kur e ndaloi policia

Jan 17, 2020 | 8:06
SHPËRNDAJE

Identifikohet shqiptari qe u perplas per vdekje nga nje makine ne Rimini, teksa ishte duke ecur buze rruges.incidente-mortale-notte-pedone-investito-ss9-via-emilia-15-gennaio-soccorsi-foto-traffico-0215-2

Mediat italiane shkruajne se viktima eshte identifikuar si shtetasi Halim Sulejmeni, një 63-vjeçar shqiptar, banor prane zones se aksidentit. Ngjarja e rende ndodhi në rrugën Emilia, afër Pesaresi.

Nga një hetim i parë i bërë nga policia, shoferi i Mercedesit, nga Rimini, nuk e vuri re personin që po shëtiste në anë të rrugës dhe e goditi per vdekje.

Një goditje e dhunshme që hodhi fillimisht shqiptarin lart dhe më pas e perplasi në asfalt, duke e bërë atë të bëjë një zhvendosje prej disa metrash.

Shoferi dëgjoi atë zhurmë të tmerrshme, dhe menjëherë kuptoi se ai kishte goditur ‘diçka’. Ai shpresonte të kishte perplasur një kafshë, por për fat të keq jo.

Kur mberriti urgjenca u onstatua se shqiptari kishte nderruar jete dhe cdo ndihme ishte e kote. Nderkohe qe shoferi vazhdonte te thoshte: “Unë nuk e pashe, nuk e kam parë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura