EMRI/ E kërcënoi dhe më pas gjuajti me armë, arrestohet 34-vjeçari

Oct 22, 2018 | 20:33
SHPËRNDAJE

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar pasi kanosi me armë zjarri një të ri. Ngjarja në fjalë ndodhi më 23 shtator në vendin e quajtur “Shinat e Trenit” në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia pohuan se Altin Sula, banues në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta ka kanosur dhe qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë shtetasin K.I., 26 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej”.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.policia-naten-655x356

Në kuadër të Forcës së Ligjit në teritor në Prefekturën Elbasan vijojnë kontrollet e befasishme në lokale dhe akse rrugore në të gjithë Qarkun e Elbasanit për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”.

Njoftimi i plotë:

Policia e Elbasanit ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje e qetësisë publike

Gjatë kontrolleve të befasishme në lokale dhe akse rrugore në Qarkun e Elbasanit, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe kapjen e autorëve të veprave penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Altin Sula, 34 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë 23 shtator 2018, në lagjen “Skënderbej” për motive të dobëta ka kanosur dhe qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë shtetasin K.I., 26 vjeç. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake“, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura