Emri/ Drogë në banesë, shqiptari hidhet nga lartësia për t’i ikur policisë, por…

Dec 11, 2017 | 22:20
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është ka tentuar ti shpëtojë policisë italiane pas një kontrolli nga kjo e fundit në banesë.

Mediat italiane shkruajnë se në një banesë në katin e dytë në Via Visiona policia ka arrestuar tre persona një italian një tunizian dhe një shqiptar.

Gjergji

Pasi policia ka hyrë për të bërë kontroll në banesën e tre të rinjve, shqiptari ka tentuar të largohet duke u hedhur nga kati i dytë i banesës ku ka pësuar dëmtime në këmbë.

Policia bën me dije se në shtëpi u kapën në flagrancë duke përgatitur marijuanën të tre shtetasit: Gjergji Kokoshari, me shtetësi shqiptare, Tarek Abbassi dhe Saide Anis.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 3.3 kilogram marihuanë (e cila në rast shitjeje do të sigurontë 20 mijë euro) dhe 17 gram hashash. Të tre të arrestuarit u çuan në burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura