EMRI/ Drogë drejt Greqisë, shqiptari çudit policët me fshehjen e drogës

Oct 22, 2017 | 18:00
SHPËRNDAJE

Drogë në fenerët e makinës dhe në një vend të krijuar posaçërisht nën dyshemenë e saj. Policia e Korçës ka arrestuar një 29-vjeçar që ka tentuar të trafikojë drogë drejt Greqisë. Bëhet fjalë për 61 kg e 400 gram kanabis të sekuestruar.

Droge-Kapshtice

 

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në vijim të punës së tyre për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes e trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë ditës së sotme në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Klajdi Beqir, 29 vjeç, banues në Korçë.

Më datë 22.10.2017, ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip “Opel Zafira” me targa AA304PT.

Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Doganës bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe procesin e skanimit të kryer janë konstatuar në brendësi të dyshemesë dhe në fenerët e pasmë të mjetit pako të dyshuara me lëndë narkotike. Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale gjithsej:
34 pako me peshë 61 kg e 400 gr, lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura