EMRI/ I djegin makinën avokatit, këshilltari demokrat në Bashki: E qëllimshme. Reagon PD

Feb 21, 2018 | 21:00
SHPËRNDAJE

Digjet gjatë natës makina e avokatit Xhaferr Meçe në Tepelenë.

tepelene avokat keshilltar pd

Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, pasi makinës i është thyer xhami.

Avokati Meçe teksa ka folur për Report TV tha: Zjarrëvënie e qëllimshme, zjarri nuk ka ardhur nga defekt teknik.

Meçe ka qenë kryetar i PD në Tepelenë, aktualisht pjesë e Kryesisë së PD gjithashtu është edhe anëtar i PD-së në Keshillin Bashkiak.

Xhaferr Meçe
Xhaferr Meçe

Sakaq, edhe Partia Demokratike ka reaguar me nje deklarate per media pas ngjarjes dhe thote se “dënon me forcë aktin kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal të këshiltarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, z. Xhafer Meçe”.

“Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin e pa vonesë ngjarjen dhe të arrestojnë e vendosin para ligjit autorët dhe porositësit e këtij akti të shëmtuar kriminal. Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për këshilltarin tonë në Bashkinë e Tepelenës z. Xhafer Meçe dhe familjarët e tij”, thuhet ne reagim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura