Një zyrtar i policisë së Elbasanit është marrë zyrtarisht i pandehur për dekonspirimin e një aksion top sekret të RENEA-s, zhvilluar fillim korrikun e vitit të kaluar, gjatë të cilit në Papër u sekuestruan 37 armë automatike të kalibrit të lartë.
Eduart Hasani, do të përballet me drejtësinë, pasi nga hetimet rezultoi se teksa këqyrte vendin e ngjarjes, fotografoi arsenalin e armëve dhe shpërndau fotot te kolegët.
Detajet e aksionit që u mbajt sekret nga Policia e Shtetit u publikuan në News 24 bashkë me fotot e armëve të sofistikuara, që u sekuestruan në një ambient afër një hoteli në pronësi të një biznesmeni të njohur. Fill më pas nisën hetimet për zyrtarët e policisë. Në krye të herës, katër punonjës policie u pezulluan nga detyra, por më pas dy prej tyre rezultuan se nuk kishin asnjë lidhje me dekonspirimin e aksionit. Ata u rikthyen në detyrë.