EMRI/ Burri shqiptar i pret rrugën ish-gruas dhe e qëllon dy herë me thikë, i plagosur mbeti edhe djali. Si ndodhi ngjarja në rrugët e Italisë

Jul 29, 2021 | 18:04
SHPËRNDAJE

Policia Italiane në Sulmona ka arrestuar një 51-vjeçar shqiptar, i cili plagosi me thikë ish-gruan e tij. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Hysen Aliko, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Armi tentato omicidio a Sulmona
Mjetet prerese qe iu sekuestruan shqiptarit

Gruaja 40-vjeçare ishte duke u kthyer për në shtëpi, kur burri e ndaloi në rrugë duke e qëlluar dy herë me thikë.

Të bërtiturat e gruas kanë alarmuar qytetarët, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy fëmijët e çiftit, të cilët tentuan të neutralizonin babain e tyre.

Gjatë tentativës për të shpëtuar nënën, mbeti i plagosur edhe djali.

Policia mori dëshmitë e banorëve për të rindërtuar skemën e ngjarjes. Po ashtu u sekuestruan edhe kamerat e sigurisë në zonë.

Prej një muaji burrë e grua ishin të divorcuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura