EMRI/ Breshëri plumbash makinës së biznesmenit, aktivist i PD. Dëshmia pas ngjarjes

Oct 20, 2018 | 12:59
SHPËRNDAJE

Senad NIKSHIQI/ Qellohet me arme makina e biznesmenit dhe aktivistit te njohur në radhët e PD-se, Pjerin Kaçi.

Pjerin Kaci
Pjerin Kaci

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të njësisë Velipojë. Sapo kla zbritur nga makina dhe ka qenë duke u ngjitur në një lokal persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në makinën e biznesmenit dhe anëtarit të PD Pjerin Kaçi.

Makina e qelluar nga plumbat
Makina e qelluar nga plumbat

Mjeti tip Kyron me targë AA 497 UK është qëlluar në pjesën e përparme me armë zjarri por edhe në pjesën e pasme të tij.

Në ato momente sipas burimeve, biznesmeni Kaçi është futur brenda lokalit për t’i shpëtuar plumbave. Pas kësaj ngjarje autorët janë larguar me shpejtësi. Policia ka mbërritur në vendngjarje pasditen e 18 tetorit, por ende nuk ka arritur në identifikimin e autorëve.

shk3

 

Ndërkohë kjo ngjarje nuk është bërë me dije nga policia e Shkodrës edhe pse është një atentat kriminal ndaj një biznesmeni dhe aktivisti të PD në zonën e Velipojës.

Pas kësaj ngjarje kemi arritur të sigurojmë fotografi të makinës e cila është qëlluar me armë zjarri.

I pyetur për këtë ngjarje Pjerin Kaçi ka deklaruar se nuk e ka idenë përse ka ndodhur.  “Nuk kam konflikte me askend”-ka thene ai, duke shtuar se ka dyshime se mund të ketë ardhur për shkak të bizneseve apo edhe si aktivist i njohur në radhët e PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura