Emri/ Autobusi që transportonte heroinë, në pronësi të shefit të Krimeve

Jan 19, 2018 | 15:54
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Detaje të reja janë mësuar sa i përkes sasisë së heroinës që u kap në autobusin e linjës Korçë – Selanik gjatë kontrollit në Kapshticë.

Burime për ABC News thonë se linja e autobusit është në pronësi të punojnësit të policisë Edmond Çela. Ky i fundit është shef i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.

droge97

Në autobusin që udhëtonte drejt Greqisë u gjet dhe u sekuestrua 2 kg heroinë. Policia shqiptare kishte informacione për drogën që po transportohej, por pavarësisht kontrolleve nuk mundi të gjente gjë.

Pas këtij momenti ata njoftuan homologët grekë për të ushtruar kontroll më të hollësishëm ndaj autobusit. Skaneri mundi të gjurmonte heroinën, ndërsa policia greke shoqëroi drejtuesin e autobusit.

Heroinë në autobusin drejt Kapshticës, pala shqiptare njoftoi se…

Kapet nga Policia greke një sasi heroine e cila ishte e fshehur në një autobus që udhëtonte nga Shqipëria drejt Greqisë.

kapshtice

Droga u sekuestrua në tokën greke pas sinjalizimit që dha policia shqiptare.

Gjatë kontrollit në vijën e parë dhe nga kontrolli me skaner, pala shqiptare s’mundi të gjente lëndë narkotike, pavarësisht se kishte marrë informacione.

Sakaq, rojet kufitare të policisë shqiptare kishin dyshime të forta dhe njoftuan autoritetet greke që të ushtronin kontroll më të detajuar.

Nga verifikimi me skanerin e policisë greke u gjet rreth 2 kg heroinë e fshehur në autobus, ndërsa u shoqërua për t’u marrë në pyetje drejtuesi i mjetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura