EMRI/ Arrestohet “skifteri” në Tiranë, autor i grabitjes së kishës dhe disa bizneseve

Feb 22, 2018 | 11:21
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 31-vjeçar, i cili akuzohet se ka grabitur një kishë në Tiranë dhe disa biznese.

Sipas policisë autori është Arif Mançe, i cili përdorte metoda të ndryshme gjatë grabitjeve.

sendet e sekuestruara

Njoftimi i policisë

Arrestohet autori i dyshuar i vjedhjes së përsëritur të Kishës së “Shna Ndoit”, si dhe i dyshuar si autor edhe për  dy vjedhjeve të tjera në Tiranë.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve , Specialistët për Hetimit e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 4 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

  • Arif Mançe, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në rrugën “Qemal Stafa”, është kapur në flagrancë me disa materiale të vjedhura në një zyrë tek “Pazari i Ri”,  ku ka marrë dy trapan, një gur fresibël  dhe një kompjuter.

Gjatë  veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:

– Në datat 13.01.2018, 03.02.2018 dhe 18.02.2018 , në rrugën “Xhemal Tafaj” dyshohet se ka vjedhur me thyerje Kishën e Shna – Ndoit , në të cilën ka marrë kutitë prej druri me një sasi lekësh.

– Më datë 15.02.2018  dyshohet si autor i vjedhjes së një zyre në rrugen “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një Lap Top dhe nje Kompjuter.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe  të tjera vjedhjeve që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet  i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura