EMRI/ Arrestohet pas një viti shqiptari që grabiti gjysmë milion euro bizhuteri në Maltë

Nov 19, 2018 | 8:48
SHPËRNDAJE

Arrestohet ne Malte, i riu shqiptar Bektash Muka, akuzuar per grabtjen spektakolare nje vit me pare te gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare në Maltë.

bektash

Mediat vendase bejne me dije se shqiptari u kap ne nje tentative te deshtuar per t’u arratisur prane aeroportit. Nderkohe qe me vete iu gjet edhe nje arme.

Sipas policise, ai u përpoq të hidhej mbi një gardh për të hyrë në aeroport, por ishte i pasuksesshëm.

Oficerët e sigurisë të dielën në mëngjes në Parkun e Aviacionit vunë re nje makine te zeze qe iu afrua murit afer zones se parkimit te avioneve. Televizioni i Maltës informoi se disa çaste më vonë shoferi doli nga makina dhe u ngjit mbi pjesen e rrethimit duke u përpjekur të kapërcejë ate.

Rezultoi se makina ishte e vjedhur, nderkohe qe brenda u gjet edhe nje sasi droge. Më vonë, shqiptari u identifikua si 27-vjeçar Begtash (Bektash) Muka i kërkuar nga Policia për një vit per grabitjen e bizhuve në Sliema në tetor të vitit të kaluar.

Vlera e bizhuterive ishte gjysme milione euro. Pas ngjarjes ne pranga u vu Daniel Muka qe policia tha se ishte vellai i Bektashit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura