Emri/ Arrestohet në Gjirokastër i dënuari me 8 vjet burg

May 15, 2017 | 9:24
SHPËRNDAJE

Arrestohet i dënuari me 8 vjet burg. Policia e Gjirokastrës njofton se ka arrestuar shtetasin Athenajdo (Amarildo) Abazi, 35 vjeç, banues në Memaliaj.

Policia Gjirokaster
Policia Gjirokaster

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me shkresë 18/3, datë 19.01.2016, ka dërguar urdhrin e datës 18.01.2016, për ekzekutimin e vendimit penal 83, datë 29.06.2015, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 8 (tetë) vjet burg.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura