EMRI/ Arrestohet në Gjermani atentatori i tretë i vrasjes së ish-oficerit të Policisë, i njohur si “Doda”! U ekzekutua poshtë banesës së tij

Sep 14, 2021 | 14:06
SHPËRNDAJE
Oficeri i Policise i ekezkutuar ne vitin 2009, Roland Rexhepi, i njohur si "Doda'
Oficeri i Policise i ekezkutuar ne vitin 2009, Roland Rexhepi, i njohur si “Doda’

Florenc Shabani është arrestuar në Gjermani me kërkesë së drejtësisë shqiptare. Burime të Panorama.al bëjnë me dije se Florenc Shabani është atentatori i tretë i vrasjes së ish-oficerit të Policisë së Elbasanit, Roland Rexhepi.

Në vitin 2009, Florenc Shabani së bashku me Armando Llakajn dhe Marjus Tafën kanë ekzekutuar oficerin të policisë së Elbasanit, i njohur me nofkën “Doda’.

Banesa ku u vra Roland Rexhepi, i njohur si 'Doda'
Banesa ku u vra Roland Rexhepi, i njohur si ‘Doda’

Atentati i bujshëm ku ishin pjesë Florenc Shabani, Armando Llakajn dhe Marjus Tafën tronditi opinionin publik në vitin 2009. Të tre keta persona i kanë bërë pritë oficerin e policisë në Lagjen “Vullnetari” poshtë banesës se tij.

Armando Llakaj dhe Marsjus Tafa janë të dënuar nga drejtësia me 24 dh 23 vite burg dhe janë duke vuajtur dënimin.

Ndërkohë që Florenc Shabani kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit. Ekzekutim oficerit të policisë u kryer nga këta tre persona e identifikuar më 22 korrik të vitit 2009.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura