EMRI/ Arrestohet i riu në Fier, ishte dënuar me një vit burg, për…

Mar 24, 2018 | 15:18
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, i cili ishte i dënuar me një vit burg.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi Erigest Sulaj, ishte dënuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

arrestim

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

Erigest Sulaj, 27 vjeç, banues në Portëz, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.10.2017, e ka dënuar atë me një vit burg për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 245/1 e 25 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura