EMRI/ Arrestohet drejtori i ‘Burgut 313’ në Tiranë, para gjashtë muajsh…

Apr 3, 2020 | 16:01
SHPËRNDAJE

burgu-313

Drejtori i ‘Burgut 313’, Eduard Struga ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit.

“Panorama” mëson se ai akuzohet për veprën penale të korrupsionit.

Arrestimi i tij vjen pas një hetimi 3 mujor nga Prokuroria e Tiranës për një tender.

Strugës iu besua kjo detyrë, me vendim të ministrisë së Drejtësisë, në tetor të vitit të kaluar.

Ai ka qëndruar kështu vetëm gjashtë muaj në këtë post.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura