EMRI/ Arrestohet doganieri 42-vjeçar në Durrës, rezulton i dënuar për trafik droge në Itali me 7 vite e 4 muaj burg

Sep 23, 2021 | 10:16
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme 42-vjeçarin Julian Mandija me detyrë doganier.Policia-e-Durresit-1

42-vjeçari rezulton një person i shpalllur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit në Aquila të Italisë me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana tashmë po vijon punën me Interpol Roma për të bërë të mundur ekstradimin e 42-vjeçarit Mandija drejt Italisë, me qëllim vuajtjen e dënimit të dhënë.

Njoftimi i plotë i policisë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura