EMRI/ Arrestohet 52-vjeçari, i gjendet një automatik dhe 35 fishekë

Aug 30, 2018 | 15:43
SHPËRNDAJE

Policia e Shijakut ka arrestuar një 52-vjecar, pasi është kapur në orët e para të mëngjesit të sotëm me armë zjarri tip automatik me 35 fishekë.

Në pranga ka përfunduar Artur Hushi 52 vjeç, banues në Shijak.

40371405_2261487790804246_2365078184547844096_n

NJOFTIMI I PLOTË

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi lëvizte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 35 fishekë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar shërbimet policore duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

• A.H, 52 vjeç, banues në Shijak.

A.H, në rrugën automobilistike Shijak – Maminaz, në orët e para të mëngjesit të sotëm është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatik model PPS dhe një karikator me 35 fishekë model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake ” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura