EMRI/ Arrestohet 33-vjeçari, goditi me grushte administratorin e Ujësjellësit

Sep 2, 2018 | 9:13
SHPËRNDAJE

Policia e Bulqizës ka arrestuar sot një 33-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur me grushte administratorin e Ujësjellësit në bashkinë Bulqizë gjatë kryerjes së detyrës.

auto_auto_arrestim-foto-ilustrim-2-650x358152093357015209335741531299887

Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar Blerim Dauti, banues në Bulqizë, pasi në lagjen ”Minatori”, për shkak të detyrës ka goditur me grushta shtetasin N.M, 30 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë administrator i ujësjellësit i Bashkisë Bulqizë.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237, i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura